Über uns
Dürfen wir uns vorstellen?
Master Tech është kompani e specializuar në fushën e teknologjisë informative dhe telekomunikacionit e orientuar në spektrin e sigurisë dhe sistemeve tjera industriale.
Sot kur teknologjia informative po zhvillohet me shpejtesinë e dritës ne jemi të përkushtuar që për klientet tonë të ofrojmë zgjedhje adekuate brënda një buxheti optimal gjithmonë duke respektuar standardet aktuale bashkëkohore.
Në një industri me produkte të shumëllojshme, me cilësi ekstremisht relative një pjesë e madhe e përkushtimit tonë i është dedikuar kërkimeve, ekspertizave dhe testimeve që ne bëjmë dhe këto padyshim janë ndër vlerat më unike të Master Tech. Ndërkohë që ne merremi me produktet, importimin, ekspertizat dhe testimet e tyre, e tëra nuk mbaron me kaq. Mbi të gjitha detyrë e jona është që produktet ti shëndrrojmë në sisteme dhe ti implementojmë ato duke i ofruar klienteve zgjedhje komplete për nevojat e tyre në fushat e sigurisë dhe paisjeve tjera industriale.
■Misioni
· Misioni jonë është që të ofrojmë siguri të lartë me fjalën e fundit të teknologjisë duke e përcjellur ate më profesionalizem maksimal për të arritur besimin dhe sigurin e plotë të klientëve. Jemi plotësisht të vetëdijshëm në përgjegjësinë e madhe që mbartim e cila vendoset nga dy faktorë. Faktori klient i cili për Master Tech është i shenjët dhe së dyti përgjegjësin që ne mbartim për sigurin e tijë - klientit.
· Njëkohësisht pretendojm të behemi shembull dhe të vendosim standarde të reja në aspektin e të bërit biznes bashkëkohorë dhe konkurencë të mirëfilltë.
· Po ashtu të luajm rol pozitv në aspektin e edukimit të brezave më fyrmen e re të teknologjisë informative.
■Visioni
Pra një klient është një përgjegjësi dhe siguria e tijë është përgjegjësia e dytë ndaj tijë!
· Të pa kompromis në kualitet,
· Të përkushtuar në profesionalizëm,
· Të motivuar në shërbim dhe
· Të betuar në mision – definuam vizionin tonë të bindur në sukses të përbashkët..