Über uns
Dürfen wir uns vorstellen?
Trade-AL është një platformë marketingu dhe promovimi online e dedikuar vetëm për kompanitë, institucionet dhe organizatat shqiptare.
Cdo kompani pasi anëtarësohet në Trade-AL ka profilin e saj që mirëmbahet nga një person i caktuar nga vetë kompania, i cili në profil pasqyron aktivitetin e kompanisë, kontaktet dhe publikon të dhëna të ndryshme që mund ti interesojnë klientëve.
Me anë të këtij profili, kompanitë duke vendosur njoftime, foto, video dhe aplikacioneve të ndryshme mund të reklamojne produktet e reja, ofertat më të fundit, evenimentet që përfshijnë kompaninë, ceremoni përurimi, etj.
Krijimi i një profili në Trade-AL mund të bëhet direkt nga websiti ynë www.trade-al.com
Cdo kompani mund të krijojë edhe më shumë se një profil në rastet kur ajo ka disa kompani të tjera në varësi, degë në rrethe, njësi, distributorë, etj.
Platforma Trade-AL është në monitorim të vazhdueshëm për të parandaluar abuzimet nga krijimi i profileve të rreme që cënojnë imazhin e kompanive të tjera.
Cdo profil që nuk i përket subjektit përkatës, fshihet menjëherë dhe bëhet bllokimi i adresës së emailit me të cilën është krijuar.
Vizitoni http://trade-al.com